Picamen

Vapiano ka hapur pozitë pune si Picamen në Prishtinë.

Për këtë pozitë, kandidati duhet të sigurojë që picat të përgatiten dhe shërbehen sipas standardeve të Vapiano-s, duke ruajtur gjithmonë cilësinë dhe shijen. Po ashtu, është e rëndësishme që picameni të jetë i kujdesshëm në procedurat e hapjes dhe mbylljes së kuzhinës dhe të kryejë detyrat e përditshme me korrektësi dhe në kohë.

Detyrat kryesore:

Përgatitja e brumit, salcave dhe përbërësve për pizza sipas recetave dhe standardeve të Vapiano-s.

Përgatitja dhe pjekja e pizzave sipas porosive të mysafirëve.

Ruajtja e higjienës dhe zbatimi i standardeve të sigurisë ushqimore në të gjitha fazat e përgatitjes së ushqimit.

Trajtimi i ankesave të thjeshta të mysafirëve në mënyrë profesionale.

Kualifikimet e kërkuara:

Njohuri paraprake në gastronomi ose përvojë në përgatitjen e pizzave (e preferueshme).
Aftësi për punë në ekip dhe gatishmëri për punë në ndërrime.

Nëse jeni të interesuar për këtë mundësi, aplikoni tani duke plotësuar formularin.

Forma e aplikimit