Punëtor në Prodhimin e Mobiljeve | foleja jobs

Punëtor në Prodhimin e Mobiljeve

Foleja Home kërkon të punësojë Punëtorë në Prodhimin e Mobiljeve! Ky rol është thelbësor në të gjithë ciklin tonë të prodhimit, nga përgatitja deri te finalizimi i produktit.

Detyrat dhe Përgjegjësitë kryesore:

  • Leximi dhe interpretimi i vizatimeve dhe skicave teknike.
  • Përgatitja e materialeve dhe operimi i makinerive të prodhimit (prerje, shpim, formësim).
  • Ndërtimi, bashkimi me saktësi dhe lëmimi i strukturës së mobiljeve.
  • Kontrolli i cilësisë së produktit përfundimtar dhe mbikëqyrja e makinerive.
  • Respektimi i rregullave të sigurisë në punë dhe bashkëpunimi i ngushtë me ekipin.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Arsim i mesëm (minimumi).
  • Përvojë e mëparshme në prodhim mobiljesh ose përpunim druri.
  • Aftësi në përdorimin e veglave (dore/elektrike) dhe makinerive të prodhimit.
  • Saktësi, vëmendje e lartë ndaj detajeve dhe aftësi praktike.
  • Aftësi shumë të mira për të punuar në ekip dhe në mënyrë individuale.

Nëse dëshironi të bëheni pjesë e një ekipi dinamik dhe të suksesshëm, ju inkurajojmë të aplikoni! Aplikoni ani duke plotësuar formularin!

Forma e aplikimit