Foleja po kërkon disa Praktikant/e në Departamentin e Shitjes (B2B Sales) energjik/e dhe të motivuar për t’iu bashkuar ekipit tonë në rritje.
Zhvillimi profesional gjatë praktikës:
- Mbështetje në komunikimin dhe koordinimin me klientë biznesorë.
- Asistim në identifikimin e mundësive të reja për shitje.
- Ndihmë në organizimin e takimeve dhe prezantimeve me klientë.
- Përcjellje dhe përditësim i të dhënave të klientëve në sistem.
- Zhvillim i aftësive në shitje, komunikim dhe negocim.
Kualifikimet
- Student/e ose i/e diplomuar rishtas në Biznes, Marketing, Menaxhim ose fusha të ngjashme.
- Aftësi të mira komunikimi dhe organizimi.
- Dëshirë për të mësuar dhe zhvilluar aftësi në shitje B2B.
- Njohuri bazike të kompjuterit dhe programeve të zyrës.