Vapiano është në kërkim të një Kuzhiniere për Pasta & Sallata që t’i bashkohet ekipit tonë dinamik dhe energjik. Nëse ke pasion për gatimin, punon me përkushtim dhe dëshiron të zhvillohesh në një ambient modern të gastronomisë, kjo mund të jetë mundësia e duhur për ty.
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Përgatitja e pjatave të pastave dhe sallatave sipas standardeve të kompanisë
- Përdorimi i përbërësve të freskët dhe respektimi i recetave të përcaktuara
- Sigurimi i cilësisë së ushqimit dhe prezantimit estetik të pjatave
- Mbajtja e pastërtisë dhe higjienës në vendin e punës në çdo kohë
- Bashkëpunimi me ekipin e kuzhinës dhe stafit të shërbimit
- Menaxhimi i shpejtë dhe efikas i porosive gjatë orëve të ngarkuara
Kualifikimet e kërkuar
- Përvojë pune si kuzhiniere (preferohet në pasta/sallata ose restorante të ngjashme)
- Njohuri bazike të teknikave të gatimit dhe përgatitjes së ushqimit
- Aftësi për të punuar në ekip dhe nën presion
- Shpejtësi, saktësi dhe organizim i mirë
- Higjienë personale dhe profesionalizëm i lartë
- Njohja e standardeve të sigurisë ushqimore është përparësi