Foleja është në kërkim të një Menaxheri/e të Blerjeve për t’iu bashkuar ekipit tonë dhe për të udhëhequr funksionin e blerjeve në kuadër të operacioneve tona të e-commerce.
Ky pozicion ka rol kyç në sigurimin e furnizimit efikas me mallra dhe shërbime, menaxhimin e marrëdhënieve me furnitorët, optimizimin e kostove dhe mbështetjen e objektivave komerciale dhe financiare të kompanisë.
Përgjegjësitë Kryesore
• Udhëheqjen, organizimin dhe menaxhimin e departamentit të blerjeve dhe aktiviteteve të përditshme.
• Zhvillimin dhe zbatimin e strategjive të prokurimit në përputhje me objektivat e kompanisë.
• Identifikimin, vlerësimin dhe menaxhimin e furnitorëve vendorë dhe ndërkombëtarë.
• Negocimin e kontratave, çmimeve, kushteve të pagesës dhe kushteve të tjera të bashkëpunimit me furnitorët.
• Sigurimin e performancës optimale nga furnitorët, përfshirë cilësinë, çmimet, afatet e furnizimit dhe disponueshmërinë e produkteve.
• Monitorimin e niveleve të stokut dhe planifikimin e furnizimeve.
• Analizimin dhe parashikimin e nevojave për blerje bazuar në shitje, kërkesë të tregut, sezonalitet dhe plane të kompanisë.
• Bashkëpunimin e ngushtë me departamentin financiar për përafrimin e blerjeve me buxhetin, rrjedhën e parasë dhe prioritetet financiare.
• Raportimin te Manaxhmenti lidhur me performancën e blerjeve, rreziqet, kursimet, sfidat me furnitorët dhe mundësitë për përmirësim.
Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara
• Përvojë paraprake në blerje, prokurim dhe furnizim.
• Përvojë në e-commerce, retail, marketplace ose sektorë të ngjashëm konsiderohet përparësi.
• Aftësi të forta negociuese dhe analitike.
• Njohuri në menaxhimin e stokut, planifikimin e furnizimeve dhe analizën e shitjeve.
• Aftësi të mira organizative dhe vendimmarrëse.
• Aftësi për të punuar me objektiva, afate dhe prioritete të shumta.
• Njohuri të mira të Excel/Google Sheets.
• Njohja e gjuhës angleze është e nevojshme.
Aplikimi
Kandidatët e interesuar ftohen të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre në: [email protected]
Në subjekt të emailit ju lutem shënoni:
Aplikim për Menaxher/e të Blerjeve – E-commerce