Foleja Home është në kërkim të një Ndihmësi në Sharrë për t’iu bashkuar ekipit tonë.
Përgjegjësitë:
- Asiston operatorin e sharrës gjatë procesit të prerjes së materialeve (p.sh. dru, metal etj.) sipas kërkesave të projektit.
- Ndihmon në vendosjen, lëvizjen dhe përgatitjen e materialeve për prerje.
- Kujdeset për grumbullimin, organizimin dhe ruajtjen e materialeve të prera në mënyrë të sigurt dhe të rregullt.
- Ndihmon në mirëmbajtjen dhe pastrimin e hapësirës së punës, makinerive dhe pajisjeve.
- Kontrollon vizualisht materialet dhe raporton çdo parregullsi ose problem tek operatori ose mbikëqyrësi.
- Respekton procedurat e sigurisë dhe kontribuon në mbajtjen e një ambienti të sigurt pune.
- Kryen detyra të tjera mbështetëse sipas nevojave të procesit të prodhimit.
Kualifikimet:
- Përvoja e mëparshme në prodhim, përpunim druri ose në pozita të ngjashme përbën përparësi.
- Gatishmëri për të mësuar dhe për të punuar me makineri dhe pajisje të industrisë.
- Aftësi për punë fizike dhe për të punuar në ekip.
- Përgjegjshmëri, kujdes ndaj detajeve dhe respektim i rregullave të sigurisë në punë.
- Aftësi për të ndjekur udhëzime dhe për të përmbushur detyrat në kohë.