Përgjegjësitë kryesore:
- Ndihmon në gërryerjen dhe lëmimin e mediapanit (MDF) sipas standardeve të cilësisë.
- Përgatit materialet dhe sipërfaqet për procesin e ngjyrosjes.
- Asiston në kontrollin e cilësisë së sipërfaqeve para dërgimit në ngjyrosje.
- Ndihmon në përdorimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve dhe mjeteve të punës.
- Kujdeset për pastërtinë dhe organizimin e vendit të punës.
- Respekton procedurat e sigurisë dhe bashkëpunon me ekipin e prodhimit.
Kushtet e kërkuara:
- Përvoja e mëparshme në prodhim ose në pozita të ngjashme përbën përparësi.
- Gatishmëri për të mësuar dhe zhvilluar aftësi të reja profesionale.
- Aftësi për punë fizike dhe për të punuar në ekip.
- Përgjegjshmëri, përkushtim dhe kujdes ndaj detajeve.
- Respektim i rregullave të sigurisë në vendin e punës.
Informata shtesë:
- Aplikimi është i hapur për të dy gjinitë (femra dhe meshkuj).