Kërkohet Limar dhe Ngjyrosës i Automjeteve

FOLEJA MOTORS L.L.C, si distributor dhe diler i autorizuar i automjeteve, shpall konkurs për plotësimin e pozitës së punës:

Pozita: Limar dhe Ngjyrosës i Automjeteve

Përgjegjësitë kryesore:

  • Kryerja e punëve të limarisë dhe riparimi i dëmtimeve të karrocerisë së automjeteve.
  • Ngjyrosja e automjeteve sipas standardeve të prodhuesit dhe kërkesave të cilësisë.
  • Përputhja e saktë e ngjyrave dhe përfundimi profesional i punimeve.
  • Kujdesi për pajisjet, veglat e punës dhe mirëmbajtja e hapësirës së punës.
  • Respektimi i rregullave të sigurisë dhe standardeve të cilësisë së kompanisë.

Kualifikimet dhe kërkesat:

  • Përvojë pune në limari dhe/ose ngjyrosje të automjeteve.
  • Njohuri praktike në përdorimin e pajisjeve dhe materialeve për riparimin dhe ngjyrosjen e automjeteve.
  • Përgjegjësi, korrektësi dhe përkushtim ndaj punës.
  • Aftësi për punë individuale dhe në ekip.
  • Përparësi kanë kandidatët me përvojë në servise të autorizuara të automjeteve.

Ne ofrojmë:

  • Kushte të mira dhe ambient profesional pune.
  • Pagë konkurruese, në përputhje me përvojën dhe aftësitë profesionale.
  • Mundësi për zhvillim profesional dhe avancim.
  • Punë në një kompani që përfaqëson brende të njohura të automjeteve.

Mënyra e aplikimit

Të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në ose duke kontaktuar kompaninë në:

  • E-mail:  [email protected]
  • Telefoni: 038 60 66 44 dhe 044 244 004
  • Adresa: Magj.Prishtine – Ferizaj KM i 5-te

Forma e aplikimit