Kompania jonë, përfaqësuese e autorizuar në sektorin e automobilizmit, shpall konkurs për plotësimin e pozitës së lirë të punës:
Pozita: Ndihmës/e në Shitje dhe Logjistikë
Orari: I plotë
Detyrat dhe përgjegjësitë
● Mbështetja e departamentit të shitjes në aktivitetet e përditshme.
● Organizimi dhe koordinimi i pranimit dhe dorëzimit të automjeteve.
● Përgatitja, kontrollimi dhe sistemimi i dokumentacionit të automjeteve.
● Përcjellja e porosive, afateve të furnizimit dhe dërgesave.
● Koordinimi me depo, transportues dhe departamente të tjera të kompanisë.
● Mirëmbajtja e evidencave dhe përditësimi i të dhënave në sistem.
● Përgatitja e automjeteve për dorëzim te klientët.
● Kryerja e detyrave të tjera që lidhen me pozitën e punës.
Kualifikimet dhe kërkesat
● Të ketë së paku shkollimin e mesëm të përfunduar.
● Të jetë i/e organizuar, i/e përgjegjshëm/me dhe korrekt/e.
● Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në ekip.
● Njohuri bazë në Microsoft Office, veçanërisht Excel.
● Patentë shoferi, kategoria B.
● Përvoja e mëparshme në shitje, logjistikë ose sektorin e automobilizmit përbën përparësi.
Çfarë ofrojmë?
● Ambient profesional dhe bashkëpunues të punës.
● Mundësi për zhvillim dhe avancim profesional.
● Pagë konkurruese, në përputhje me përvojën dhe kualifikimet.
● Kontratë pune sipas legjislacionit në fuqi.
Mënyra e aplikimit
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në në adresën elektronike [emaili i [email protected] ], me subjektin: Aplikim për pozitën Ndihmës/e në Shitje dhe Logjistikë.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.