Accounting Intern | foleja jobs

Accounting Intern

Foleja Home është në kërkim të një praktikanti të motivuar në fushën e kontabilitetit për të mbështetur ekipin tonë financiar. Pozita ofron mundësinë për të fituar përvojë praktike në një mjedis dinamik dhe profesional, duke kontribuar në proceset e përditshme të menaxhimit financiar.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Regjistrimi dhe përpunimi i faturave në sistemet financiare.
  • Kontrollimi i saktësisë së dokumentacionit financiar dhe pajtimi me politikat e kompanisë.
  • Mbështetja në ruajtjen dhe organizimin e dokumenteve të arkivuara të faturave.
  • Asistimi në përgatitjen e raporteve financiare dhe aktiviteteve të tjera të lidhura me kontabilitetin.
  • Përmbushja e detyrave të tjera të ngjashme që lidhen me funksionet e departamentit të financave.

Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:

  • Student apo i diplomuar në Kontabilitet, Financa ose një fushë të ngjashme.
  • Njohuri themelore të parimeve dhe procedurave të kontabilitetit.
  • Aftësi të mira organizative dhe vëmendje ndaj detajeve.
  • Njohuri të programeve bazë si Microsoft Excel; njohja e softuerëve financiarë përbën avantazh.
  • Komunikim i mirë dhe aftësi për të punuar në ekip.

Çfarë ofrojmë:

  • Eksperiencë praktike në një mjedis profesional.
  • Trajnime dhe mbështetje nga një ekip i përkushtuar.
  • Mundësi për të mësuar dhe zhvilluar aftësitë tuaja profesionale.

Nëse jeni të interesuar për të filluar karrierën tuaj në kontabilitet, ju inkurajojmë të aplikoni dhe të bëheni pjesë e ekipit tonë!

Forma e aplikimit