Vapiano ka hapur pozitë pune për arkatar/e në Prishtinë. Kërkohet një individ i përgjegjshëm dhe i aftë për të ofruar një përvojë të mirë për klientët. Arkatari/ja është përgjegjës për pranimin e porosive dhe të menaxhoj pagesat, duke siguruar që çdo klient të ketë një shërbim të shkëlqyer.
Detyrat kryesore:
- Pranimi i pagesave nga klientët duke siguruar saktësinë e transaksioneve.
- Përcjellja e faturave dhe regjistrimi i transaksioneve në sistemin e pagesave të kompanisë.
- Sigurimi që klientët të marrin faturën dhe produktet e tyre në mënyrë të saktë dhe efikase.
- Ofrimi i ndihmës dhe shërbimit të klientit për çdo pyetje apo problem që kanë me pagesat e tyre.
- Bashkëpunimi me menaxhmentin për të siguruar që operacionet e kasës të funksionojnë pa probleme dhe në përputhje me politikat e kompanisë.
- Respektimi i privatësisë dhe sigurisë së informacionit të klientëve gjatë transaksioneve të tyre.
Kualifikimet e kërkuara:
- Njohuri paraprake për gastronominë (e rekomanduar).
Nëse jeni të interesuar për këtë mundësi, aplikoni tani duke plotësuar formularin ose duke vizituar lokacionin e Vapianos.