Asistente Administrative dhe Financiare | foleja jobs

Asistente Administrative dhe Financiare

Foleja Home është në kërkim të një kandidateje të motivuar për të mbështetur ekipin tonë financiar dhe administrativ. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të fituar përvojë profesionale në një mjedis dinamik, duke kontribuar në proceset e përditshme të menaxhimit financiar dhe organizimit administrativ.

Përgjegjësitë kryesore:

Regjistrimi dhe përpunimi i faturave në sistemet financiare të kompanisë;
Verifikimi i saktësisë së dokumentacionit financiar dhe sigurimi i përputhshmërisë me politikat e brendshme;
Mbështetje në organizimin dhe arkivimin e dokumentacionit financiar;
Asistencë në përgatitjen e raporteve financiare dhe aktiviteteve të tjera të lidhura me kontabilitetin;
Përmbushja e detyrave të tjera të ngjashme brenda funksioneve të departamentit financiar dhe administrativ.

Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:

Diplomë universitare (ose studime në përfundim) në Kontabilitet, Financa ose fusha të ngjashme;
Njohuri të mira të parimeve dhe procedurave të kontabilitetit;
Aftësi të mira organizative dhe vëmendje ndaj detajeve;
Njohuri të programeve bazë si Microsoft Excel; njohja e softuerëve financiarë përbën avantazh;
Aftësi të mira komunikuese dhe për të punuar në ekip.

Çfarë ofrojmë:

Përvojë profesionale në një mjedis bashkëpunues dhe mbështetës;
Trajnim dhe zhvillim të vazhdueshëm profesional;
Mundësi për rritje dhe zhvillim në karrierë.

Nëse jeni të interesuara për të kontribuar në një ekip profesionist dhe për të zhvilluar më tej aftësitë tuaja në fushën financiare dhe administrative, ju inkurajojmë të aplikoni dhe të bëheni pjesë e ekipit tonë!

Forma e aplikimit