Chief Financial Officer (CFO) | foleja jobs

Chief Financial Officer (CFO)

foleja group (foleja, foleja motors, foleja home, Fivestar Fitness, Fivestar Nation, Vapiano, Japanos, 3P Logistics, DHL Kosova) është në kërkim të një Chief Financial Officer (CFO) të aftë dhe të përkushtuar për t’iu bashkuar ekipit tonë dinamik.

Përgjegjësitë:
– Strategjia financiare: Hartimi dhe zbatimi i strategjisë financiare të kompanisë për të mbështetur qëllimet e saj afatgjata.
– Menaxhimi i buxhetit: Mbikëqyrja dhe menaxhimi i buxhetit të përgjithshëm, duke siguruar alokimin efektiv të resurseve.
– Raportimi financiar: Përgatitja dhe prezantimi i raporteve financiare për Bordin e Drejtorëve dhe investitorët.
– Përputhshmëria dhe Auditi: Sigurimi që të gjitha proceset financiare janë në përputhje me ligjet dhe rregulloret përkatëse.
– Menaxhimi i rreziqeve: Identifikimi dhe menaxhimi i rreziqeve financiare që mund të ndikojnë në stabilitetin e kompanisë.
– Zhvillimi i ekipit: Udhëheqja dhe zhvillimi i ekipit financiar për të arritur performancë të lartë dhe rezultate të shkëlqyera.

Kualifikimet:
– Diplomë universitare në Ekonomi, Financa ose një fushë të ngjashme.
– E preferuar të ketë të përfunduar ACCA apo SCAAK.
– Eksperiencë si CFO ose në një rol të ngjashëm ekzekutiv.
– Njohuri të thelluara në menaxhimin financiar, raportimin financiar dhe kontrollin e brendshëm.
– Aftësi të shkëlqyera analitike dhe të zgjidhjes së problemeve.
– Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe prezantimi.
– Aftësi për të punuar nën presion dhe për të marrë vendime strategjike në një mjedis dinamik.

Përfitimet:
– Paga konkuruese.
– Mundësi për zhvillim profesional dhe avansim në karrierë.
– Ambient pune stimulues dhe mbështetës në një kompani në rritje të vazhdueshme.
– Nëse jeni një lider financiar me një vizion strategjik dhe dëshironi të bëheni pjesë e një kompanie inovative si Foleja, ne do të dëshironim të dëgjonim nga ju.

Për të aplikuar, dërgoni CV-në tuaj deri më 15.09.2024.

Forma e aplikimit