Customer Support – në gjuhën Maqedonase | foleja jobs

Customer Support – në gjuhën Maqedonase

E njeh mirë gjuhën maqedonase?

Atëherë është koha të bëhesh pjesë e ekipit tonë!

🚀 Ne po kërkojmë një punonjës/e në pozitën Zyrtar i Shërbimit ndaj Klientit (Customer Support), punë nga shtëpia në fushën e e-commerce që do të kujdeset për klientët tanë ndërkombëtarë duke ofruar ndihmë dhe komunikim profesional në gjuhën maqedonase.

📞 Roli yt?

Zyrtari i Shërbimit ndaj Klientit është përgjegjës/e për trajtimin e pyetjeve, kërkesave dhe shqetësimeve të klientëve përmes emailit, telefonit, live chat dhe rrjeteve sociale, duke ofruar përgjigje të sakta dhe në kohë.

Roli përfshin identifikimin dhe zgjidhjen e problemeve të klientëve, koordinimin me departamente të tjera kur është e nevojshme dhe ofrimin e mbështetjes për porosi, kthime dhe ndërrime.

Gjithashtu, kërkohet që punonjësi të ketë njohuri të mira për produktet dhe shërbimet e kompanisë për të ofruar informacion dhe ndihmë të saktë.

Ky rol kërkon aftësi të shkëlqyera komunikimi, menaxhim efektiv të kohës dhe kapacitet për t’u përshtatur shpejt me ndryshimet në produktet, shërbimet dhe politikat e kompanisë. Respektimi i procedurave të brendshme dhe standardeve ligjore është thelbësor për të siguruar cilësi të lartë në shërbimin ndaj klientëve dhe për të ruajtur përputhshmërinë me rregulloret përkatëse.

⏰ Orari: Full-time (me rotacion)

✨ Çfarë të ofrojmë ne?

🏡 Mundësi pune nga komoditeti i shtëpisë
💻 Një ambient virtual modern dhe energji pozitive
🤝 Kolektiv miqësor dhe mbështetës
🚀 Rrugë ideale për zhvillim profesional
💰 Pagë konkurruese që e vlerëson angazhimin tend

👇 Apliko tani dhe hapi tjetër i karrierës tënde nis këtu!

Forma e aplikimit