FOLEJA MOTORS L.L.C, si distributor dhe diler i autorizuar i automjeteve, shpall konkurs për plotësimin e pozitës së punës:
Pozita: Limar dhe Ngjyrosës i Automjeteve
Përgjegjësitë kryesore:
- Kryerja e punëve të limarisë dhe riparimi i dëmtimeve të karrocerisë së automjeteve.
- Ngjyrosja e automjeteve sipas standardeve të prodhuesit dhe kërkesave të cilësisë.
- Përputhja e saktë e ngjyrave dhe përfundimi profesional i punimeve.
- Kujdesi për pajisjet, veglat e punës dhe mirëmbajtja e hapësirës së punës.
- Respektimi i rregullave të sigurisë dhe standardeve të cilësisë së kompanisë.
Kualifikimet dhe kërkesat:
- Përvojë pune në limari dhe/ose ngjyrosje të automjeteve.
- Njohuri praktike në përdorimin e pajisjeve dhe materialeve për riparimin dhe ngjyrosjen e automjeteve.
- Përgjegjësi, korrektësi dhe përkushtim ndaj punës.
- Aftësi për punë individuale dhe në ekip.
- Përparësi kanë kandidatët me përvojë në servise të autorizuara të automjeteve.
Ne ofrojmë:
- Kushte të mira dhe ambient profesional pune.
- Pagë konkurruese, në përputhje me përvojën dhe aftësitë profesionale.
- Mundësi për zhvillim profesional dhe avancim.
- Punë në një kompani që përfaqëson brende të njohura të automjeteve.
Mënyra e aplikimit
Të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në ose duke kontaktuar kompaninë në:
- E-mail: [email protected]
- Telefoni: 038 60 66 44 dhe 044 244 004
- Adresa: Magj.Prishtine – Ferizaj KM i 5-te