Foleja po kërkon Praktikant/e në Kontabilitet, person të motivuar dhe të gatshëm për të fituar përvojë praktike në fushën e financave dhe kontabilitetit.
Përgjegjësitë kryesore:
· Asistimi në regjistrimin dhe përpunimin e dokumenteve financiare dhe kontabël.
· Mbështetja në përgatitjen e raporteve dhe evidencave financiare.
· Organizimi dhe arkivimi i dokumentacionit financiar.
· Ndihma në verifikimin e faturave dhe transaksioneve financiare.
· Mbështetja e ekipit në detyrat e përditshme administrative dhe financiare.
· Mësimi dhe zbatimi i procedurave të kontabilitetit sipas standardeve të kompanisë.
Kërkesat:
· Student/e ose i/e diplomuar në Financë, Kontabilitet, Ekonomi ose fusha të ngjashme.
· Njohuri bazë të kontabilitetit dhe financave.
· Njohuri të MS Office, veçanërisht MS Excel.
· Aftësi të mira organizative dhe vëmendje ndaj detajeve.
· Gatishmëri për të mësuar dhe për të punuar në ekip.
· Njohja e gjuhës angleze përbën përparësi.
Ne ofrojmë:
· Mundësi për të fituar përvojë praktike në kontabilitet dhe financa.
· Trajnim dhe mentorim nga profesionistë të fushës.
· Mjedis pune dinamik dhe mbështetës.
· Mundësi punësimi pas përfundimit me sukses të praktikës.
Të interesuarit mund të aplikojnë duke plotësuar formën e aplikimit ose duke dërguar CV-në në: [email protected]