Japanos ka hapur pozitë pune si Kuzhinier/e e sushi-it dhe ramen në Prishtinë.
Për këtë pozitë, kandidati duhet të siguroj që ushqimi të ruhet, përgatitet, gatuhet, dhe shërbehet sipas standardeve të kompanisë. Po ashtu, është e rëndësishme që kuzhinieri të jetë i kujdesshëm në procedurat e hapjes dhe mbylljes së kuzhinës dhe të plotësojë detyrat e përditshme dhe javore me kujdes dhe në kohë.
Detyrat kryesore:
– Përgatitja e ushqimit japonez, përfshirë ramen, bento, sushi dhe pjatat tradicionale japoneze në përputhje me recetat dhe standardet tona të cilësisë.
– Gatimi në kuzhinë (nëse është e nevojshme para mysafirëve).
– Zbatimi i standardeve të larta të higjienës dhe sigurisë ushqimore në të gjitha fazat e përgatitjes së ushqimit.
– Pjesëmarrje në takimet e përditshme, për shembull, takimet para turnit.
– Trajtimi i ankesave të thjeshta të mysafirëve.
Kualifikimet e kërkuara:
– Eksperiencë e domosdoshme.
– Njohuri e gjuhës angleze.
Nëse jeni të interesuar për këtë mundësi, aplikoni tani duke plotësuar formularin.