Foleja po kërkon disa Praktikant/e për pozitën Logistics Officer për t’iu bashkuar ekipit tonë dinamik dhe profesional.
Zhvillimi profesional gjatë praktikës:
- Menaxhimi i Furnizimeve: Planifikim, organizim dhe monitorim për sigurimin e dërgesave në kohë dhe me cilësi të lartë.
- Përdorimin e sistemeve dhe software-ve për menaxhimin e furnizimeve dhe përcjelljen e porosive.
- Komunikimi dhe Koordinimi me Furnizuesit: Koordinim efektiv dhe komunikim për sigurimin e dërgesave dhe shërbimeve të nevojshme.
- Monitorimi i Kohës së Dërgesës: Përgjegjësia për monitorimin e kohës së dërgesës së mallrave për të reduktuar kohën e pritjes për klientët.
Kualifikimet:
- Student ose i diplomuar në Biznes, Menaxhim, Marketing, Logjistikë ose fushë të ngjashme.
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe analitike,
- Njohuri e gjuhës angleze,
- Njohuri në përdorimin e teknologjisë dhe software-ve të menaxhimit të furnizimeve.