foleja është në kërkim të një Mbikëqyrës të Magazinës të përkushtuar dhe të motivuar për të bashkëpunuar me ekipin tonë.
Vendndodhja: Tiranë-Zona Kashar, prane QTU
Orari: Orar i plotë
Detyrat kryesore:
- Mbikëqyrja e pranimit, ruajtjes dhe dergimit të mallrave.
- Koordinimi dhe menaxhimi i operacioneve të përditshme, përfshire përzgjedhjen e porosive, paketimin dhe menaxhimin e inventarit.
- Përdorimi i aplikacioneve Microsoft Office (Excel, Word, Outlook).
- Sigurimi që të gjitha udhëzimet e sigurisë dhe rregulloret të ndiqen.
- Monitorimi i niveleve të stoqeve dhe porositja e furnizimeve sipas nevojës.
Kërkesat:
- Njohuri në përdorimin e Microsoft Office (Excel, Word, Outlook).
- Aftësi udhëheqëse dhe organizative.
- Aftësi te mira komunikimi me anetaret e ekipit dhe menaxhimin.
- Aftësi per te zgjidhur probleme dhe vemendje në detaje.
- Njohuri mbi operacionet dhe praktikat në magazinë.