Foleja Motors po kërkon Menaxher/e të Financave me përvojë, profesional/e dhe të
përkushtuar, i/e cili/a do të ketë rol kyç në planifikimin, menaxhimin dhe mbikëqyrjen e
proceseve financiare të kompanisë. Kandidati ideal do të kontribojë në zhvillimin strategjik dhe
do të sigurojë një menaxhim të qëndrueshëm financiar për rritjen e vazhdueshme të kompanisë.
Përgjegjësitë kryesore:
· Menaxhimi i plotë i financave të kompanisë dhe kontrolli i buxheteve.
· Përgatitja dhe prezantimi i raporteve financiare mujore, tremujore dhe vjetore.
· Zhvillimi i strategjive financiare dhe planeve afatgjata për rritje.
· Mbikëqyrja e rrjedhës së parasë (cash flow) dhe menaxhimi i likuiditetit.
· Sigurimi i pajtueshmërisë me ligjet fiskale dhe rregulloret përkatëse.
· Bashkëpunimi me auditorë të jashtëm dhe institucionet financiare.
· Analizimi i të dhënave financiare për të rekomanduar vendime menaxheriale.
· Optimizimi i proceseve financiare dhe ulja e kostove operative
Kërkesat:
· Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet ose fusha të ngjashme (preferohet kontabilist i
certifikuar).
· Përvojë e mëparshme në menaxhim financiar ose kontabilitet (minimum 2-4 vite).
· Njohuri të avancuara të standardeve financiare dhe legjislacionit fiskal.
· Aftësi të forta analitike dhe mendim strategjik.
· Aftësi të shkëlqyera në udhëheqje, organizim dhe komunikim.
· Njohuri të avancuara të programeve financiare dhe MS Excel.
· Njohja e gjuhës angleze përbën përparësi.
Ne ofrojmë:
· Pagë konkurruese dhe mundësi për rritje profesionale dhe zhvillim karriere.
· Një mjedis pune dinamik dhe mbështetës.
Te interesuarit mund të aplikojnë duke plotësuar formën ose të dergojnë CV-në tek
[email protected]