Fivestar Fitness është në kërkim të një Menaxheri/e të Pikës në Prishtinë.
Përgjegjësitë dhe detyrat:
Siguron funksionimin e rregullt dhe efikas të pikës së fitnesit.
Mbikëqyr pastërtinë, higjienën dhe mirëmbajtjen e hapësirave.
Kontrollon gjendjen teknike të pajisjeve dhe koordinon riparimet e nevojshme.
Organizon dhe mbikëqyr punën e stafit, oraret dhe përmbushjen e detyrave.
Siguron cilësinë e shërbimit dhe trajtimin e kërkesave të klientëve.
Monitoron anëtarësimet, shitjet dhe performancën e pikës.
Raporton te menaxhmenti për çështjet operative dhe nevojat e pikës.
Kërkesat:
Përvojë pune në menaxhim ose pozita të ngjashme.
Aftësi të mira organizative, komunikuese dhe udhëheqëse.
Përgjegjësi, korrektësi dhe përpikmëri.
Aftësi për zgjidhjen e problemeve dhe menaxhimin e ekipit.
Gatishmëri për punë në ambient dinamik.
Çka ofrojmë?
Kontratë pune sipas Ligjit të Punës.
Ambient profesional dhe motivues.
Mundësi zhvillimi dhe avancimi profesional.
Nëse jeni të interesuar për këtë mundësi, aplikoni tani duke plotësuar formularin.