Foleja Living, pjesë e grupit foleja, po kërkon Menaxher/e të Shitjes të orientuar drejt arritjes së rezultateve, i/e cili/a do të ketë rol kyç në procesin e shitjes së banesave dhe lokaleve, si edhe në krijimin e marrëdhënieve të qëndrueshme me klientët.
Në këtë pozitë, do të jeni përgjegjës për menaxhimin e shitjeve të projekteve rezidenciale të Foleja
Living, duke siguruar një përvojë profesionale dhe transparente për çdo blerës.
Përgjegjësitë kryesore:
– Zhvillimi dhe zbatimi i strategjive efektive të shitjes për projektet rezidenciale.
– Menaxhimi i procesit të plotë të shitjes – nga prezantimi i pronave dhe negociatat deri te
finalizimi i marrëveshjeve.
– Njohuri dhe prezantim profesional i karakteristikave teknike të banesave (si sipërfaqja në m²,
ndarja e hapësirave, përmbajtja, orientimi, materialet ndërtimore dhe përparësitë e projektit).
– Identifikimi dhe zhvillimi i marrëdhënieve me klientë të rinj, si dhe mirëmbajtja e kontakteve
ekzistuese.
– Organizimi i takimeve, prezantimeve dhe tureve të pronave për klientët potencialë.
– Analizimi i tregut të pasurive të paluajtshme dhe përshtatja e strategjive të shitjes sipas trendeve
dhe kërkesës.
– Përgatitja e raporteve të shitjeve dhe parashikimeve mujore.
Kërkesat:
– Përvojë e mëparshme në shitje (përparësi ka përvoja në Real Estate)
– Njohuri bazë mbi aspektet teknike të banesave dhe ndërtimit.
– Aftësi të shkëlqyera komunikimi, prezantimi dhe negociimi.
– Orientim i fortë drejt klientit dhe rezultateve.
– Njohuri mbi tregun e pasurive të paluajtshme dhe procesin e shitjeve.
– Patentë shofer (Kategoria B).
Ne ofrojmë:
– Pagë konkurruese.
– Mundësi të shkëlqyera për zhvillim profesional dhe avancim në karrierë.
– Mjedis pune profesional, bashkëpunues dhe inovativ, në një kompani që po transformon
mënyrën e jetesës urbane.
Aplikoni tani duke dërguar CV-në tuaj në: [email protected]