Menaxher/e i/e  Shitjes | foleja jobs

Menaxher/e i/e  Shitjes

Foleja po kërkon Menaxher/e të Shitjes energjik/e dhe të orientuar nga suksesi, të motivuar dhe me përvojë, të gatshëm të marrë rolin aktiv në terren dhe të kontribuojë drejtpërdrejt në rritjen e shitjeve dhe ndërtimin e marrëdhënieve me klientët.

Përgjegjësitë kryesore:
– Zhvillimi dhe zbatimi i strategjive efektive të shitjeve.
– Motivimi, mbështetja dhe bashkëpunimi me ekipin e shitjeve për arritjen e objektivave.
– Identifikimi i mundësive të reja biznesi dhe zgjerimi i marrëdhënieve me klientët.
– Planifikimi sistematik i takimeve me klientë potencialë dhe mirëmbajtja e portofolit të klientëve aktualë. 
– Monitorimi i trendeve të tregut dhe i konkurrentëve për përshtatjen e strategjive.
– Përgatitja e raporteve dhe parashikimeve të rregullta të shitjeve.

Kërkesat:
– Përvojë paraprake si Menaxher/e ose Agjent/e Shitjesh apo në një rol të ngjashëm.
– Aftësi të forta udhëheqëse, komunikimi dhe negociuese.
– Aftësi për të analizuar të dhënat dhe njohuritë e tregut.
– Patent shofer (Kategoria B)

Ne ofrojmë:
– Pagë konkurruese dhe bonuse të bazuara në performancë.
– Mundësi për rritje profesionale dhe zhvillim karriere.
– Një mjedis pune dinamik dhe mbështetës.

Te interesuarit mund të aplikojnë duke plotësuar formën ose të dergojnë CV-në tek [email protected]

Forma e aplikimit