Ndihmës/e në Shitje dhe Logjistikë

Kompania jonë, përfaqësuese e autorizuar në sektorin e automobilizmit, shpall konkurs për plotësimin e pozitës së lirë të punës:

Pozita: Ndihmës/e në Shitje dhe Logjistikë

Orari: I plotë

Detyrat dhe përgjegjësitë

● Mbështetja e departamentit të shitjes në aktivitetet e përditshme.

● Organizimi dhe koordinimi i pranimit dhe dorëzimit të automjeteve.

● Përgatitja, kontrollimi dhe sistemimi i dokumentacionit të automjeteve.

● Përcjellja e porosive, afateve të furnizimit dhe dërgesave.

● Koordinimi me depo, transportues dhe departamente të tjera të kompanisë.

● Mirëmbajtja e evidencave dhe përditësimi i të dhënave në sistem.

● Përgatitja e automjeteve për dorëzim te klientët.

● Kryerja e detyrave të tjera që lidhen me pozitën e punës.

Kualifikimet dhe kërkesat

● Të ketë së paku shkollimin e mesëm të përfunduar.

● Të jetë i/e organizuar, i/e përgjegjshëm/me dhe korrekt/e.

● Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në ekip.

● Njohuri bazë në Microsoft Office, veçanërisht Excel.

● Patentë shoferi, kategoria B.

● Përvoja e mëparshme në shitje, logjistikë ose sektorin e automobilizmit përbën përparësi.

Çfarë ofrojmë?

● Ambient profesional dhe bashkëpunues të punës.

● Mundësi për zhvillim dhe avancim profesional.

● Pagë konkurruese, në përputhje me përvojën dhe kualifikimet.

● Kontratë pune sipas legjislacionit në fuqi.

Mënyra e aplikimit

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në në adresën elektronike [emaili i [email protected] ], me subjektin: Aplikim për pozitën Ndihmës/e në Shitje dhe Logjistikë.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.

Forma e aplikimit