foleja home është në kërkim të një Operatori në CNC të kualifikuar dhe të motivuar për të bashkëpunuar në ekipin tonë të suksesshëm në Prishtinë.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
– Aftësi për të lexuar vizatime dhe skica në mënyrë që të kuptohen plotësisht kërkesat.
– Aftësi për të përgatitur dhe përdorur makinat CNC, me anë të së cilave kryen detyra si shpime, gravime dhe të tjera funksione me anë të maqinës.
– Aftësi për të përkthyer udhëzimet në komandat kompjuterike në mënyrë që makina të realizoj dhe përfundoj funksionin e duhur.
– Njohuri në përgatitjen dhe ngarkimin e lëndëve të para dhe pjesëve të ndryshme në makinë.
– Njohuri në mbikqyrjen e makinave derisa ato janë duke kryer detyrat dhe ndërhyrjen për çdo rregullim të nevojshëm për të prodhuar një rezultat përfundimtar sa më të mire.
Kualifikimet:
– Të ketë përvojë pune si Operator me makina CNC.
– Të ketë së paku të përfunduar shkollën e mesme.
– Të ketë njohuri në përdorimin e maqinave CNC.
– Të ketë shkathtësi analitike, planifikuese, organizative dhe mbikëqyrëse.
Nëse jeni të interesuar për këtë mundësi, aplikoni tani duke e plotësuar formularin.