Operator në CNC | foleja jobs

Operator në CNC

foleja home është në kërkim të një Operatori në CNC të kualifikuar dhe të motivuar për të bashkëpunuar në ekipin tonë të suksesshëm në Prishtinë.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

– Aftësi për të lexuar vizatime dhe skica në mënyrë që të kuptohen plotësisht kërkesat.
– Aftësi për të përgatitur dhe përdorur makinat CNC, me anë të së cilave kryen detyra si shpime, gravime dhe të tjera funksione me anë të maqinës.
– Aftësi për të përkthyer udhëzimet në komandat kompjuterike në mënyrë që makina të realizoj dhe përfundoj funksionin e duhur.
– Njohuri në përgatitjen dhe ngarkimin e lëndëve të para dhe pjesëve të ndryshme në makinë.
– Njohuri në mbikqyrjen e makinave derisa ato janë duke kryer detyrat dhe ndërhyrjen për çdo rregullim të nevojshëm për të prodhuar një rezultat përfundimtar sa më të mire.

Kualifikimet:

– Të ketë përvojë pune si Operator me makina CNC.
– Të ketë së paku të përfunduar shkollën e mesme.
– Të ketë njohuri në përdorimin e maqinave CNC.
– Të ketë shkathtësi analitike, planifikuese, organizative dhe mbikëqyrëse.

Nëse jeni të interesuar për këtë mundësi, aplikoni tani duke e plotësuar formularin.

Forma e aplikimit