📍 Vendi i punës: Prishtinë
🌍 Zona e mbulimit: I gjithë territori i Kosovës
Përgjegjësitë kryesore:
-Marrja dhe dorëzimi i paketave te klientët privatë dhe biznesorë sipas itinerarit të caktuar.
-Organizimi dhe menaxhimi efikas i rrugës së dorëzimit për të siguruar që të gjitha dërgesat dhe marrjet ditore të përfundojnë në kohë.
-Menaxhimi i mirë i kohës dhe respektimi i procedurave operative të kompanisë.
-Ndërtimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve profesionale me klientët në terren.
-Ofrimi i informatave bazike për klientët lidhur me shërbimet dhe metodat e transportit, si dhe identifikimi i mundësive për shitje në terren.
-Mbulimi i të gjithë rajonit të Kosovës, përfshirë zëvendësimin e postierëve në rajone të ndryshme sipas nevojës operative të kompanisë.
Kriteret:
-Preferohet mbi 2 vjet përvojë në të njëjtën fushë
-Patentë Shoferi – Kategoria B
-Aftësi të shkëlqyera komunikimi
Mënyra Aplikimit:
Të interesuarit mund të dërgojnë CV-të e tyre në [email protected]