Punëtor për prodhimin e dyerve të brendshme | foleja jobs

Punëtor për prodhimin e dyerve të brendshme

foleja home është në kërkim të një Punëtor për prodhimin e dyerve të brendshme për të bashkëpunuar në ekipin tonë në Prishtinë.

Detyrat dhe përgjegjësitë:
– Përgatitja dhe prerja e materialeve sipas specifikimeve teknike për prodhimin e dyerve të brendshme.
– Montimi dhe ndërtimi i strukturës së derës duke përdorur mjete pune përkatëse (makina prerëse, vegla elektrike etj.)
– Lëmimi dhe përgatitja e sipërfaqeve për lyerje ose përfundime tjera dekorative.
– Zbatimi i standardeve të cilësisë dhe kontrolli i produkteve përfundimtare.
– Respektimi i rregullave të sigurisë në punë gjatë gjithë procesit të prodhimit.
– Bashkëpunimi me kolegët dhe raportimi i rregullt te mbikëqyrësi për progresin apo problemet eventuale.

Kriteret për aplikim:
– Të ketë aftësi të shkëlqyera për të punuar në grup dhe në mënyrë individuale.
– Të ketë njohuri dhe përvojë pune të paktën 2 vite në prodhimin e dyerve të brendshme.
– Të jetë i aftë të përdorë mjetet dhe teknologjinë e nevojshme për prodhimin e dyerve.

Nëse jeni të interesuar për këtë mundësi, aplikoni tani duke plotësuar formularin.

Forma e aplikimit