Foleja Motors – distributori i vetëm i Opel në Kosovë shpall një mundësi pune për poziten “Shitëse”.
Detyrat kryesore:
Të mirëpresë dhe të ndihmojë klientët gjatë procesit të blerjes.
Të prezantojë dhe demonstrojë modelet e Opel në mënyrë profesionale.
Të shpjegojë veçoritë teknike dhe përfitimet e çdo automjeti.
Të ndihmojë në përgatitjen e ofertave dhe dokumentacionit të nevojshëm.
Të kontribuojë në arritjen e objektivave mujore të shitjes.
Kualifikimet e kërkuara:
Përvojë në shitje (preferohet në sektorin e automjeteve).
Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe negocimi.
Njohuri bazë mbi automjetet dhe teknologjinë e tyre.
Fleksibilitet dhe aftësi për të punuar në ekip.
Nëse jeni të interesuar, ju inkurajojmë të aplikoni dhe të bëheni pjesë e ekipit tonë!