Vendi i punës: DHL EXPRESS, Prishtinë, Kosovë
DHL – posta më e shpejtë në gjithë Kosovën dhe partneri juaj më i besueshëm i dërgesave – është në kërkim të një shoferi profesionist të kategorisë E për transport ndërkombëtar.⚡
Detyrat kryesore:
– Transport i mallrave në rrugë ndërkombëtare nga Kosova për në Greqi, Kroaci dhe
Slloveni, si dhe anasjelltas.
– Respektimi i rregulloreve të vendeve përkatëse dhe rregulloreve ndërkombëtare për
transport rrugor të mallrave.
– Respektimi i orareve të dorëzimit dhe mbajtja e saktë e dokumentacionit shoqërues të
mallit.
– Kujdes dhe përgjegjësi ndaj automjetit dhe ngarkesës.
Kërkesat:
– Patentë shoferi kategoria E.
– Përvojë në transport ndërkombëtar (e preferueshme).
– Njohuri të gjuhës angleze dhe kroate (niveli mesatar).
– Të jetë i pajisur me kodin 95 ose CPC.
Çfarë ofrojmë:
– Kushte të sigurta dhe moderne pune.
– Sigurim shëndetësor.
– Kontratë afatgjatë në një kompani serioze dhe në zhvillim.
– Mundësi për stabilitet dhe zhvillim profesional në transport ndërkombëtar.
Të gjithë të interesuarit ftohen të dërgojnë CV-në e tyre në adresën e emailit: [email protected] 📩