Shopware Backend Developer | foleja jobs

Shopware Backend Developer

foleja është në kërkim të një Shopware Backend Developer të përkushtuar dhe me përvojë, i cili do të jetë përgjegjës për zhvillimin dhe mirëmbajtjen e platformës tonë e-commerce.

Kërkesat:
– Të paktën 3 vjet përvojë pune në zhvillim të backend-it, duke përfshirë punën me PHP (Symfony), Twig, dhe MySQL.
– Përvojë e mëparshme në zhvillimin dhe mirëmbajtjen e platformave e-commerce ose projekteve të ngjashme.
– Përvojë në punë me Symfony framework.
– Eksperiencë me Shopware 6 ose një framework tjetër e-commerce.
– Njohuri në frontend si Vue.js, CSS/SCSS, JavaScript, dhe Bootstrap.
– Përvojë me mjete të ndryshme për zhvillim dhe deployment, si Git, Jira, etj.
– Aftësi në research dhe zhvillim të veçorive të reja në mënyrë të pavarur, troubleshooting dhe optimizim. – Aftësi të shkëlqyera për punë ekipore dhe udhëheqje të ekipeve në aspekt profesional.
– Aftësi për të shfrytëzuar mjetet AI për zgjidhje të problemeve dhe optimizim të proceseve.

Çfarë ofrojmë:
– Një ambient pune dinamik dhe bashkëpunues.
– Mundësi për zhvillim profesional dhe ngritje në karrierë.
– Projekte sfiduese dhe inovative në një sektor të rritjes së shpejtë.

Nëse plotësoni kriteret e lartpërmendura dhe dëshironi të jeni pjesë e një ekipi që është i përkushtuar për të sjellë inovacione në tregun e e-commerce, ju ftojmë të aplikoni.

Forma e aplikimit